inaugurohet komisariati i ri i policise ne kruje lamallari godine moderne salla operative te avancuara dhe sherbim sipas standardeve europiane 69f241582b319

Inaugurohet Komisariati i Ri i Policisë në Krujë/ Lamallari: Godinë moderne, salla operative të avancuara dhe shërbim sipas standardeve europiane

April 29, 2026
1 minut lexim

Është inauguruar Komisariati i ri i Policisë në Krujë, një investim i rëndësishëm që shënon një tjetër hap konkret në drejtim të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Në fjalën e tij ministri Lamallari kërkoi nga punonjësit e policisë rritje të standardit të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Kur vjen puna te modernizimi nuk është fjala vetëm për infrastrukturën, por flasim edhe për standarde europiane dhe shërbim cilësor për qytetarët”, tha ministri.

Për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ky investim duhet kthyer në shërbim ndaj qytetarëve dhe punë sa më efikase.

Në total janë rikonstruktuar mbi 2200 m² ambiente, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe funksionale në shërbim të komunitetit.

Komisariati i ri ofron kushte bashkëkohore për rreth 140 punonjës të policisë, si dhe ambiente të dedikuara sipas standardeve për trajtimin e rasteve, përfshirë hapësira për të miturit, praninë e mjekut dhe avokatit, si dhe salla të posaçme për marrjen në pyetje.

Gjithashtu, është ndërtuar një sallë operative me standarde të avancuara, që garanton reagim më të shpejtë dhe më efikas ndaj çdo situate.

Në vijim të takimit me punonjësit e policisë së këtij komisariati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kërkoi më shumë angazhim në goditjen e pikave të paligjshme të lojërave të fatit, tentativës për kultivim të kanabisit, si dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Një vëmendje të veçantë tha Hita, duhet t’i kushtoni edhe krimeve mjedisore, si dhe ndërtimeve pa leje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aak ja merr pjese ne takim te haxhiu perfaqesohet nga gjini 69f240eade456
Lajmi i mëparshëm

AAK-ja merr pjesë në takim te Haxhiu, përfaqësohet nga Gjini

zjarri i tmerrshem ne rusi shuan jeten e rreth 200 qenve ne nje strehe kafshesh 69f2419e2bac0
Lajmi i radhës

Zjarri i tmerrshëm në Rusi shuan jetën e rreth 200 qenve në një strehë kafshësh

Të fundit nga

ShkoLartë