imerlije saliu per dy vite e gjysme qeverisje vlen ka rezultate konkrete 6b0b405132740

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

November 28, 2026
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu, në emisionin “Ballë për ballë” në Televizionin News, ka deklaruar se gjatë dy viteve e gjysmë të qeverisjes, VLEN ka rezultate konkrete për të cilat, sipas saj “ka për çka të flitet”.

Saliu ka veçuar avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucione, duke theksuar se tashmë do të mundësohet mbajtja e provimeve edhe në gjuhën shqipe.

“Angazhimi ynë ka të bëjë me avancimin e gjuhës shqipe. Në shumë institucione, ku bëhet fjalë për qindra provime, nga një praktikë ku provimet janë mbajtur në gjuhën maqedonase, kalohet drejtpërdrejt në gjuhën shqipe. Kjo ndodh për herë të parë gjatë qeverisjes së VLEN-it”, deklaroi Saliu.

Ajo përmendi edhe projektet infrastrukturore, duke veçuar rrugën Shkup–Bllacë dhe projektin e rrugës Tetovë–Prizren.

Gjithashtu, Saliu theksoi ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”, investim që kap vlerën prej 34 milionë eurosh.

“Për dy vite e gjysmë qeverisje kemi çka të flasim”, përfundoi deputetja e VLEN-it, duke renditur këto projekte si pjesë të rezultateve të punës së pjesëmarrjes në qeveri.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia ne shkup ndalon qytetaret shqiptare me flamurin kombetar dhe u kontrollon dokumentet gjate festimeve te 28 nentorit foto 6b0b3fe2b41bb
Lajmi i mëparshëm

Policia në Shkup ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe u kontrollon dokumentet gjatë festimeve të 28 Nëntorit (FOTO)

kompania e shkenda duboves shpallet me e mira ne shendet dhe mireqenie ne madrid 6b0b51027a17a
Lajmi i radhës

Kompania e Shkenda Dubovës shpallet më e mira në shëndet dhe mirëqenie në Madrid

Të fundit nga

ShkoLartë