Imeri shkëlqen me dy asistime për fitoren e thellë të Zvicrës

March 25, 2022
1 minut lexim

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Kastriot Imeri, është prej më të mirëve në radhët e Kombëtares së Zvicrës U-21, e cila ngadhënjeu me rezultat bindës 5:1 ndaj Uellsit U-21, në takimin de xhiros së shtatë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21. 

Ndeshja u zhvillua në Lausanne, ndërsa të rinjtë zviceranët treguan lojë shumë të mirë. 

Imeri luajti titullar, duke asistuar në golin e dytë në minutën e 15-të, që shënoi Ndoye dhe në atë të tretën (20’), ku realizoi  Amdouni.

Për Zvicrën shënuan: Mambimbi (12’), Ndoye (15’), Amdouni (20‘ e 50’), Ndoye (47’) dhe për Uellsin Adams (46’).

Portieri Amir Shaipi u paraqit standard sikurse edhe Imeri, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 78-të, ndërsa Ardon Jashari u aktivizua nga minuta e 70-të.

Zvicra me 6 fitore e 1 barazim, kryeson me 19 pikë e Uellsi është i pesti me 7.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kjo është arsyeja pse ju nuk mund të gudulisni veten

Story i radhës

Gajdov: Biden erdhi në Bruksel që të merret vesh me evropianët se si amerikanët të zëvendësojnë gazin rus

Të fundit nga

ShkoLartë