Imazhi i parë i teleskopit James Webb tregon fillimet e universit

July 12, 2022
1 minut lexim

Pas 14 vitesh zhvillim dhe 6 muajsh kalibrim, teleskopi hapësinor James Webb është gati të fillojë misionin e tij kërkimor në pjesët më të errëta të kozmosit tonë.

Ditën e Hënë NASA dhe presidenti Biden ndanë imazhin e parë me ngjyra nga hapësira duke treguar ditët e para të universit.

Sipas NASA, imazhi është më i qarti publikuar ndonjëherë deri më sot. Ai përfshin një grumbull galaktikash njohur si SMACS 0723 ku shfaqen 4.6 miliardë vite më parë.

Masat e kombinuar e të gjitha galaktikave të shfaqur shërben si një lente gravitacionale duke i dhënë më tepër hapësirë trupave qiellorë në sfond. Disa galaktika nuk janë parë më parë nga astronomët të cilët së shpejti do të mësojnë më tepër rreth universit.

Teleskopët me mikrovalë si Cosmic Background Explorer mendohet të ketë kapur imazhin më të vjetër të galaktikës shumë pranë Big Bang-ut por nuk paraqiste një pamje të yjeve dhe galaktikave.

Imazhi është një moment historik për NASA. Kur teleskopi James Webb u prezantua për herë të parë, plani i NASA ishte për lançimin e tij në 2007. Pas një ridizajnimi në 2005-ën, NASA përfundoi punën në 2016-ën duke thënë se do të ishte gati për lançim në 2018-ën.

Në 2019-ën NASA përmbylli montimin e tij por pandemia goditi duke shtyrë më tutje. Të gjitha këto vonesa kanë dërguar vlerën e teleskopit në 10 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kremlini: Shumë ukrainas duan të jenë shtetas rusë

Story i radhës

Mickoski: Deputët të LSDM-së refuzoni propozimin francez, dëgjoni popullin

Të fundit nga

ShkoLartë