Gjatë ditëve të fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një sulm të ukrainasve në një bazë ajrore ruse.
Moska raportoi se një mjet ajror pa pilot që i përkiste Kievit goditi bazën ajrore Soltsy në Novgorod të shtunën, duke shkatërruar një aeroplan luftarak.
Tani imazhet satelitore të publikuara nga Planet Labs PBC kanë zbuluar pasojat e goditjes, raporton skynews.
Dhjetë bombardues Tupolev TU-22M me rreze të gjatë shihen të parkuar në platformën e bazës ajrore më 16 gusht.Deri dje – dy ditë pas sulmit – të gjithë ata bombardues janë larguar.
Një njollë e madhe e zezë mund të shihej në një nga platformat ku ishte parkuar një nga Tupolev-ët.
Më herët sot, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se sulmi ka të ngjarë të jetë nisur nga brenda Rusisë dhe ndoshta ka shkatërruar një bombardues supersonik me rreze të gjatë TU-22M3 me aftësi bërthamore.Rusia ka përdorur TU-22M3 për të bombarduar objektivat anembanë shtetit ukrainas me municione konvencionale, sipas Kievit.
Ekspertët ushtarakë perëndimorë besojnë se ushtria e Vladimir Putin ka rreth 60 aeroplanë.
Burimi: GAZETA.MK