Klubi kroat raporton zhdukjen e futbollistit 27-vjeçar

min lexim

Momente paniku, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi kroat HNK Gorica, që militon në elitën e futbollit, përmes rrjeteve sociale, ka raportuar zhdukjen e futbollistit 27-vjeçar, Hamid Abdullah Talal, i cili dy javë më parë u transferua nga hungarezët e ZTE drejt Goricës.  

Të shtunën, më 19 gusht, Talal u largua nga Kroacia për në Budapest për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri, ndërkohë që prej ditës së djeshme, nuk është bërë më i gjallë.

Futbollisti kishte një Porsche të bardhë “Taycan” me targa suedeze, teksa ka pasaportë irakiane dhe suedeze.

Ai së fundmi nënshkroi kontratë deri në verën e ardhme me Goricën.

Policia nuk përjashton mundësinë që Hameed të jetë viktimë e një rrëmbimi, duke qenë se ai vjen nga një familje e pasur. 

“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hamed të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë”, shkruan klubi i HNK Goricës në “Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Avokati i Popullit: Dokumentat e reja t’i paguaj shteti jo qytetarët!

Story i radhës

Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmit në bazën ajrore ruse

Të fundit nga