Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, shpreson që të luajë për Manchester Cityn deri në fund të karrierës së tij, por është i hapur që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Turqi.
“Për shkak të rrënjëve të mia, Turqia më intereson natyrshëm”, ka thënë 31-vjeçari për Sport1.
“Po ashtu më pëlqejnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam qenë atje për pushime disa herë”.
“Sidoqoftë, nuk jam i brengosur për momentin. Ende kam kontratë me Manchesterin deri më 2023. Jam shumë i lumtur atje, edhe në aspektin sportiv edhe atë privat, dhe mund ta imagjinoj teorikisht që ta kryej karrierën te City”.