Ilir Meta nga Berati: Kjo është qeveri arrogante, rrit taksat dhe nuk jap llogari

Nga Berati, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal tek akuzat për korrupsion ndaj qeverisë. Sipas tij, Rilindja “zhvillon korrupsionin mbi vlerat”, ndërsa theksoi se kjo është një qeveri arrogante.

Meta theksoi se kane bere shumë përpjekje që Berati të futet në UNESCO, por sot tha ai, vlerat urbanistike te ketij qyteti jane deformuar nga “nje monster betoni”.

Betonizimi i qyteteve u shpreh Meta ka ndodhur jo vetem ne Berat, por edhe në Durrës po Tiranë.

“Berati është një pasuri jo vetëm për komunitetin tuaj, por për mbarë kombin tonë. Kujtoj ato përpjekjet që kemi bërë që Berati të përfshihej në Unesco. Të shohësh sot me sytë e tu një monstër betoni që ka deformuar urbanistikën e këtij qyteti që është një krenari për trashëgiminë tonë është më shumë sesa një krim. Por kjo gjë ka ndodhur edhe në Durrës, i keni parë ato monstrat e betonit, ka ndodhur edhe në Tiranë me shembjen e Teatrit, edhe me artistet brenda. Rilindja nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për traditat, për trashëgimin kulturore. Rilindja ndjen kënaqësi kur mbi këto vlera zhvillon korrupsionin e vet katastrofik, sic është edhe kjo këtu. Të gjithë e dimë që më fondin amerikan u bë një investim dhe ai investim u hodh në lumë dhe mbi të bëhet nje investim tjetër pa pyetur njeri, ndërkohë që u bënë aq shumë debate për të mos bërë gjëra të pamenduara dhe me pasoja afatgjate, përveç dëmeve të mëdha ekonomike. Me 5 mld leke mund të kishim bërë gjera të mrekullueshme. Unë besoj shumë se me dr Ziajin ne do ti kthejmë beratit të gjithë transparencën e munguar, do ti kthejmë frymën e gjithë përfshirjes në mënyrë që qytetarët e beratit ta ndjejnë që bashkia është e tyre”, tha Meta.

Sipas kreut të PL, taksat “janë rritur 50-100% ndërsa shumë shërbime nuk jepen”. Meta theksoi se socialistët e ndershem janë “viktima të arrogancës së qeverisë”.

“4 vjet rilindja i kishte të gjitha dhe çfarë bëri? Vetëm se rriti arrogancën, rriti korrupsionin dhe vetëm se injoroi qytetarinë beratase, ekspertët, profesionistët dhe unë jam i sigurt se kjo do të marrë fund me votën e qytetarëve të bashkisë së Beratit.

Ky bashkim është në interesin e çdo qytetari të Beratit përfshirë edhe ata socialistë të ndershëm që janë viktima të kësaj arrogance. Rrit taksat dhe mos jep llogari se ku shkojnë ato dhe si realizohen investimet.

Rritja e pensioneve ka qenë me e lartë në kohën që qeveriste Berisha dhe tërësisht e papërfillshme gjatë kësaj periudhe dhe rritja e çmimeve është shumë e lartë.

Filozofia e kësaj pakice uzurpatore është vetëm një: Një pushtet që i shërben asaj dhe shtyp dhe mban nën presion shumicën në format antidemokratike”, theksoi ndër të tjera Meta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse fëmijët ikin nga shtëpia? Amzai: Ata duan vëmendje dhe komunikim me prindërit

Story i radhës

VOA: Të hënën në Hagë fillon procesi gjyqësor kundër ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Të fundit nga