Bashkimit Evropian i duhet Maqedonia e Veriut ashtu sikurse Maqedonisë së Veriut I nevojitet BE-ja. Cdo vend, bëhet anëtare fuqiplotë me historinë dhe identitetin e tij, kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Këto ishin mesazhet kryesore të Eurodeputetit Ilhan Kjuçuk I cili në Universitetin Fon është shpallur Doktor Nderi për kontributin në evropianizimin dhe krijimin e politikave të mira dhe fqinjësi të mirë si President I ALDE-s dhe Raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi themelet e bashkëjetesës, që u bë shembull për demokraci multikulturore. Këtë sot e cmojnë dhe partnerët ndërkombëtar. RMV–ja me vetëdije zgjodhi rrugën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë duke nënshkruar marrëveshjen me Bullgarinë në 2017 dhe Marrëveshjen e Prespës më 2018. Sot RMV-ja është anëtare e respektuar e NATO-s dhe para disa muajve I është hapur rruga drejt BE-së”deklaroi Eurodeputeti Ilhan Kjuçuk.
Në Konferencën “BGMK 2030: Të rinjtë dhe arsimi si celës për aleancë më të fuqishme eurotlantike” ka marrë pjesë edhe një delegacion qeveritar që udhëhiqej nga Kryeministri Kovacecski si dhe profesorë nga dy vende, student dhe përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.