IKSHP fton qytetarët e zonave të vërshuara të përdorin ujin vetëm për përdorim teknik

November 24, 2022
1 minut lexim

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në Kosovë gjatë javës së fundit kanë turbulluar shumë burime të ujërave që janë përdorur për pije nga qytetarët.

Ekipet e IKSHP në teren vazhdojnë me monitorim të ujit për pije dhe nga raportimet sot gjendja aktuale e kualitetit të ujit për pije është e njëjtë në rajonet e prekura nga të reshurat.

Rajoni i Prishtinës:

Për shkak të vlerave të larta të turbullirës ende është jashtë funksionit fabrika në Shkabaj. Në Drenas turbullira 1NTU-1.5 NTU është lëshuar uji në sistem dhe janë njoftuar qytetarët se ky ujë është për përdorim teknik.

Rajoni i Mitrovicës:

Në mostrat e marra në Shipol, ende ka vlera të shtuara të turbullirës, vlera të shtuara të Manganit dhe kontaminim bakteror. Uji në Mitrovicë dhe Skënderaj nuk i përmbushë standardet e parapara.

Rajoni i Pejës:

Burimi i Radavcit; burimi Istog; burimi Janinës – Klinë; dhe burimi Shkozë në Junik, me një përmirësim të vogël, ende rezultojnë me vlera të rritura të turbullirës. Mostrat e ujit nga këto njësi, në laboratorin mikrobiologjik janë në përpunim e sipër për 24 orë për shkak të indikacioneve për kontaminim bakteriologjik.

Rajoni i Gjakovës:

Edhe sot janë vlera të shtuara të turbullirës në sistemet Damjan dhe Gërqinë.

Rajoni i Prizrenit:

Në Malishevë vlerat e turbullirës janë lehtësisht të zvogluara, por uji si i tillë është jashtë standardit.

Rajoni i Ferizajit: Pa probleme.

Rajoni i Gjilanit:

Në Viti dhe Artanë uji në burim është ende me vlera të shtuara të turbullirës. Qytetarët janë të njoftuar se uji nuk është për pije, por të përdoret si ujë teknik.

Në zonat tjera të furnizimit vazhdon monitorimi i rregullt dhe të gjitha parametrat laboratorik i plotësojnë standardet e parapara.

“Shpresojmë se nesër do të ulen vlerat e turbullirës dhe të rikthehet prodhimi i ujit në fabrika. Ekipet do të vazhdojnë me mostrim të ujit”, thuhet në njoftim.

Rekomandohen qytetarët në rajon ku uji nuk është në përputhshmëri me standardet e parapara: që para përdorimit uji të vlohet apo të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiqi, Borrelli, opozita janë bashku, Albinin s’po munden me rrëzu!

Story i radhës

Portugalia triumfon me një penallti të dyshimtë të Ronaldos  

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë