Ikja e të rinjve, Pendarovski: Problem më i madh se gjithçka tjetër

Shqetësuese për presidentin Stevo Pendarovski paraqet edhe ikja e të rrinjve.

“Rezultatet e regjistrimit këtë vit vetëm na vërtetuan se rreziku më i madh i sigurisë nacionale mbetet demografi. Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050, nëse vazhdojnë këto trende, në vendin tonë do të kemi 1 milion banorë.”, – u shpreh kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

Lidhur me zvogëlimin e popullatës, Pendarovski shpëtim sheh tek ndërtimi i një sistemi kolektiv, të hiqet dorë nga klientelizmi partiak dhe për ngritje në profesion dhe karrierë të merret për kusht aftësia dhe merita individuale. Ndryshe, bllokodat e qytetit, revoltat dhe pakënaqësitë do ta shoqërojnë vendin dhe shoqërinë edhe shumë vjet, përfundon Pendarovski fjalimin e tij, pëpara deputetëve të parlamentit.

Story i mëparshëm

Dhjetëra izraelitë hyjnë në Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Hanukkah

Story i radhës

Bashkimi Afrikan dënon ‘tentativën për grusht shteti’ në Gambia

Të fundit nga