Bashkimi Afrikan dënon ‘tentativën për grusht shteti’ në Gambia

Kreu i Komisionit të Bashkimit Afrikan dënoi ashpër “tentativën për grusht shteti” në Gambia, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kryetari rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Bashkimit Afrikan për qeverinë dhe popullin e Gambisë”, tha Moussa Faki Mahamat në një deklaratë.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) gjithashtu lëshoi një deklaratë për të shprehur solidaritet me qeverinë.

“Komisioni i ECOWAS-it qëndron me vendosmëri pranë qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Gambisë dhe përsërit edhe një herë dënimin e tij total ndaj tentativës për grusht shteti”, tha organizata rajonale në një deklaratë.

Të mërkurën, qeveria e Gambisë tha se, bazuar në raportet e inteligjencës, disa ushtarë të ushtrisë gambiane “po komplotonin për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike” të presidentit Adama Barrow. Katër ushtarë u arrestuan në një “operacion të shpejtë” të zhvilluar të martën.





Story i mëparshëm

Ikja e të rinjve, Pendarovski: Problem më i madh se gjithçka tjetër

Story i radhës

Kapllani: Jam i lumtur që e mbyllim kështu vitin

Të fundit nga

E rrallë në Spanjë

Tre portierët mungojnë dhe në kushte të tilla mes shtyllave do të luajë… përgatitësi i tyre!