IHMK: Pranvera arriti sot në 16:33

March 19, 2022
1 minut lexim

Sot, zyrtarisht ka filluar stina e pranverës, në orën 16:33 e jo siç është rëndom më 21 mars.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku tha se pavarësisht fillimit të stinës së pranverës, temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta.

“Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia. Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje, sipas IHMK-së, temperaturat në vend do të shënojnë rritje në mesin e javës, ku minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -4 gradë Celsius ndërsa maksimalet prej 7 deri në 9 gradë Celsius.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Narkomania në Kosovë – Gjenocid në heshtje

Story i radhës

Berisha lëviz gurët për marrjen e PD, ja çfarë do të ndodh nesër në orën 12:00

Të fundit nga

ShkoLartë