Igballe Huduti nuk ka lidhje as me moralin dhe as me kombin shqiptar

October 18, 2022
min lexim

Si gazetar dhe si opinionist po kërkoj nga “zonja” Igballe Huduti, le të na tregojë publikisht ai ia ka gjetur vetes ndonjë burrë të përkohshëm krahas burrit të saj, siç po i udhëzon femrat dhe meshkujt tanë me paraqitjet e saj satanike?!

Le të na tregojë publikisht Huduti, a do të pranonte një aventurë të përkohshme krahas burrit të saj po ta kishte një ofertë të tillë?!

Shqiptarëve dhe shqiptareve duhet t’u interesojë vetëm zbatimi i pastër i kodit moral dhe etika e lartë dhe e shëndoshë personale, familjare dhe mbarë njerëzore, e jo çka interpretojnë sektet e ndryshme, myslimane, shiite, të Dubait të sotëm apo gjetkë, që e kanë dëmtuar dhe shtrembëruar tejmase edhe fenë islame.

Naim Tërnava- Kryemyftiu i Kosovës duhet të del me një qëndrim të Bashkësisë Islame të Kosovës, ndaj këtyre joshjeve satanike që i propagandon Igballe Huduti.

Prokuroria e Kosovës duhet urgjentisht ta hetojë Igballe Hudutin dhe të ndërmerr merr masa ligjore, kundër kësaj gruaje djallëzore që mundohet t’i mashtrojë, t’i degjenerojë dhe t’i dërgojë shqiptarët myslimanë drejt mëkateve të djallit.

Igballe Huduti deklaron se, “nëse një grua shkon me një burrë tjetër nuk është tradhti. Se tradhti sipas saj është kur e tradhton kombin”.

E mjera Igballe Huduti i paska ngatërruar dhe i paska bërë lëmsh seksin, familjen, burrin, trathtinë kombin dhe fenë.

Igballe Huduti duhet domosdo të distancohet, të izolohet dhe të përballet me ligjin.

Igballe Huduti për amoralitetin që po e propagandon do ta merr me siguri dënimin e Zotit në këtë jetë, kurse në jetën e përtejme do të digjet mbase në ferr si kashta e thatë.

Le të na tregojë publikisht Igballe Huduti ku shkruan në librin e shenjtë për lejimin e prostitucionit që e propagon ajo?!

Lë të na tregojë publikisht Igballe Huduti, cila është simbolika e shamisë që e mban në kokë?!

Ai person që e shkel nderin e gruas dhe të familjes së tij, nuk din as çka është feja, as çka është kombi dhe as çka është atdheu.

Sektet në fenë Islame janë krijuar pas vdekjes së profetit Muhamed.

Sektet në fenë Islame u ngjajnë partive politike në Kosovë PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma, që u themeluan për interesa të ngushta personale e grupore të krimit, vëllavrasjeve për pushtet, të hajnisë, korrupsionit dhe pasurimit milionësh të jashtëligjshëm, që e alivanosën Kosovën politikisht, ekonomikisht dhe ndërkombëtarisht, duke detyruar qindra mijëra shqiptarë nga Kosova të largohen nga vendlindja.

Këto parti në Kosovë që tani janë në opozitë, pasi e vodhën dhe ia pinë gjakun si ushunjëza Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur, tani i janë vërsulur Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij për ta penguar në reformimin në drejtësi, prokurori, gjykata, në Vetingun dhe në veprimin e Byrosë për Verifikimin e Pasurisë së jashtëligjshme, vetëm e vetëm për t’u rikthyer në pushtet për ta mbrojtur krimin, pasurinë dhe veten nga ligji.

Larg duart nga Kosova dhe mbarë shqiptarët myslimanë oj “zonja” Igballe Huduti, se ti je vetëm një shërbyese e djallit kundër Zotit të Madhërishëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Manastirliu inspekton punimet në qendrën shëndetësore Luz i Vogël: 100 qendra të tjera do të rehabilitohen brenda vitit 2023

Story i radhës

​Sa kushton një jetë e mirë në Gjermani?

Të fundit nga

ShkoLartë