Iftari bashkon ish-ushtarët e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”

1 minut lexim

Sonte në Tetovë, në një atmosferë impozante me prezencë masovike, me iniciativë të veteranëve të UÇK-së u organizua iftar për ish ushtarët e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.

Në këtë iftar u vërejt prezenca e qindra ish ushtarëve të kësaj Brigade, ku si rrjedhojë i gëzoi fakti se ish ushtarët e kësaj Brigade prej sot e tutje do të kenë një zë të përbashkët dhe të unifikuar për nevojat dhe kërkesat e tyre.

“Në këtë iftar, si mysafirë nderi morrën pjesë edhe disa nga bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Në fund u kënduan disa pika muzikore me qifteli nga vetë të pranishmit”, thuhet në njoftim.

 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edhe një vrasje në Çair

Story i radhës

Gjokoviq vuan nga një sëmundje, tenisti jep detaje

Të fundit nga