Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi të martën ka vizituar zonat e vërshuara në këtë komunë.
Ai tha se situata është nën kontroll edhe pse mbetet kritike. Ai ka bërë të ditur se në vizitë për të parë nga afër gjendjen ishte dhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, të cilën e falënderoi për mbështetjen.
Postimi i plotë:
SITUATA NËN KONTROLL
Nga orët e hershme të mëngjesit kemi vazhduar nëpër terren, për të parë nga afër situatën me vërshime, e cila mbetet kritike, por e menaxhueshme.
Falënderoj Shtabin emergjent dhe gjithë vullnetarët për gatishmërinë 24 orëshe.
Njëherazi, gjatë ditës për vizitë kishim deputeten e kuvendit Rrezarta Krasniqi, të cilën e falënderojmë për mbështetjen dhe interesimin