Idrizi kërkon me çdo kusht fitoren kundër Qipros: Është e rëndësishme për vazhdimësinë në ndeshjet e tjera

min lexim

“Dardanët” kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në krye me trajnerin Alain Giresse, para nisjes për në Larnaca, ku edhe do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Qipros.

Kombëtarja e Kosovës e nis këtë edicion të Ligës së Kombeve më datën 2 qershor, kur edhe do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Qipros.

Ndërkaq, pas stërvitjes së sotme ka folur edhe mesfushori Blendi Idrizi, i cili kërkoi me doemos fitore kundër Qipros.

“Presim gjithqysh fitore kundër Qipros. Kemi stërvitur shumë mirë deri tash. Dje ishte stërvitja mjaft e mirë dhe intensive, derisa sot më shumë ishte rigjenerim. Presim që në Qipro të bëjmë një lojë shumë të mirë. Është loja e parë dhe duhet të fitojmë sepse është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tonë në ndeshjet e tjera”, tha Idrizi.

Po ashtu, mesfushori i Schalke 04, tha se forma e mirë e bashkëlojtarëve të tij në klubet e tyre, do të jetë faktorë kyç në kualitetin e kombëtares.

“Forma e mirë e lojtarëve në klubet e tyre është shumë e rëndësishme sepse atë kualitet ata e sjellin edhe në kombëtare”, tha Idrizi.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset nesër në mëngjes drejt qytetit të Larnacas, ku do të zhvillojë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Qipron.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Takim i Mickoskit me Roberta Mecolan në kuadër të Kongresit të PPE

Story i radhës

Debat i fortë mes Bashkim Saitit dhe Arjan Konomit: I pafytyrë, je pa karakter

Të fundit nga