Idrizi: Kemi ardhur për fitore dhe kemi dhënë maksimumin, i përgëzoj të gjithë për angazhimin
Trepça ’89 ka shënuar fitoren e parë kampionale, pasi në udhëtim mposhti Drenicën me rezultat 5:2.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi tha se e sheh si shumë të rëndësishme fitoren e sotme.
Ai tutje shtoi se ekipi i tij ka dhënë maksimumin ndaj Drenicës dhe i ka përgëzuar ata për angazhimin.
“Të them të drejtën e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Kemi ardhur për fitore, e që natyrisht është fitore shumë e rëndësishme. Kemi pasur besim të madh në vete.
Kjo fitore vjen si rezultat i paraqitjeve të mira në ndeshjet e para ku na ka munguar fati dhe nuk kemi ditur ta menaxhojmë mirë rezultatin që kemi pasur. Sot kemi dhënë maksimumin dhe i përgëzoj të gjithë për angazhimin”, ka thënë pas ndeshjes Idrizi.