Ideoligjia moderne e të menduarit ekonomik(tranzicioni nga qymyri në ekonomi efiçente)- Kosova si vend për vite më radhë strategjinë e zhvillimit e ka mbështetur në resurset natyrore nëntokësore. Resurset natyrore nëntokësore në Kosovë janë shumë të mëdha, por ende me potencial të pashfryteëzueshëm.Nëse e marrim dhe e analizojm orientimin ekonomik të Kosovës në energji si shfrytëzuese e këtyre burimeve ajo çka vërehet është qasja primitive e orientimit ekonomik duke prodhur energji nga termocentralet që konsiderohen ndotësit më të mëdhenj të mjedisit.
Kosova në vend që të krijoj momentume të reja në zhvillim duke shfrytëzuar resurse për të prodhuar një energji të rigjenerueshme më ekologjike dhe në të njejtën kohë efiçente. Ideologjia e zhvillimit të Kosovës duhet të kaloj nga ajo klasike në moderne duke inkorporuar ide, plane, strategji moderne e orientuar në riindustrializim, në postindustrializim dhe në suaza më të avancuara, burim kryesor i zhvillimit ekonomik të jetë dija si instrument.
Ndërtimi i termocentralit të ri do të ishte një gabim i njejtë i orientuar në padijshmëri ekonomike dhe kjo vetëm sa do ta rriste koston e energjisë dhe do të ishte barrë e tepërt për qytetarët. Kosova duhet që të ndërtoj kapacitet të tilla që ta rrisë konkurrueshmërinë dhe përnjëmend të quhet shtet i dijës dhe inovacionit si koncepte fundamentale të orientimit dhe zhvillimit bashkëkohor dhe më gjenerim të madh të të ardhurave dhe punësimit. Kosova duhet të marrë shembull vendet e tjera për t’u orientuar në ideologji të zhvillimit modern dhe të qëndrueshëm.
Politikat ekonomike janë tepër të rëndësishme për t’i hapur rrugë jetësimit të një ideologjie ekonomike moderne, sepse krahas kësaj duhet dhe një sinkronizimi i përgjithshëm i të gjithë akterëve për revitalizimin e ekonomisë.Msc Egzon Kastrati !