Ideali dhe vizioni ynë i përbashkët

1 minut lexim

Kurrë nuk do të krijohen kushtet dhe rrethanat për bashkim kombëtare Shqipëri-Kosovë derisa ne mendojmë dhe besojmë se ato kushte dhe rrethana do të krijohen nga jashtë.

Në të kundërtën ato kushte dhe rrethana do të na shtynë dhe valëvitin në drejtimin që duan, sikur që na shtynë drejt „Mini Shengenit“ e „Ballkani i hapur“.

Në momentin kur ne mbjellim „Bashkimin Kombëtarë“ në mendjet tona dhe kultivojmë atë, aty veçse fillon bashkimi.

Vërtet realisht ne nuk mund ta bëjmë bashkimin përnjëherë; por duke e bërë atë ideal zemre dhe vizion mendje, ne vet i krijomë kushtet dhe rrethanat deri në arritje.

Nëse caku ynë „Bashkimi Kombëtare“ është në harmoni me synimin, përpjekjet, sakrificat, vendosshmërin e këmbënguljen tonë, dhe nëse bëhet projekti e ideali kryesorë i zemrave tona dhe vozioni kryesorë kombëtare i mendjeve tona, atëherë bashkimi jo vetëm se është i arritshëm por edhe i pa shmangshëm.

Story i mëparshëm

Tatjana Vasiq Bozaxhieva propozohet për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

Story i radhës

Bekteshi i bënë thirrje BEG që të anulojë faturat e gushtit

Të fundit nga