Ibrahimoviç: Kam luajtur pa ligament në gju

May 26, 2022
1 minut lexim

Ditën e djeshme Zlatan Ibrahimoviç ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në ligamentin e gjurit të tij duke bërë kështu që koha e rikuperimit të variojë nga 7 deri në 8 muaj jashtë fushe.

Në rastin maksimal të rikuperimit, sulmuesi suedez do të duhet që të zbresë në fushën e blertë në muajin janar të vitit 2023, një kohë relativisht e gjatë për të dhe Milanin. Së fundmi me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, suedezi ka reaguar duke treguar sakrificat e tij në gjashtë muajt e fundit me kuqezinjtë:

“Për gjashtë muajt e fundit kam luajtur pa një ligament në gjurin tim të majtë. Unë kisha një gju të ënjtur për gjashtë muaj. Kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muajt e fundit.

Kam bërë mbi 20 injeksione në gjashtë muaj, kam zbrazur gjurin një herë në javë për gjashtë muaj. Barna kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj. Nuk kam fjetur për gjashtë muaj nga dhimbjet.

Asnjëherë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës. Bëra të mundur diçka të pamundur.

Në mendjen time kisha vetëm një synim, të bëja kampionë të Italisë shokët e skuadrës dhe trajnerin sepse u kisha bërë një premtim. Sot kam një ligament të ri dhe një tjetër trofe.”, shkroi Ibrahimoviç.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

12 pyetje për të testuar nivelin tuaj të vetë-lidhjes

Story i radhës

Kush nuk e pëlqen Neymarin?

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë