ibrahimi po e shqyrtojme mundesine qe ta procedojme ligjin per tatimin ne prone ne kushtetuese 64e4fb06b30b3

Ibrahimi: Po e shqyrtojmë mundësinë që ta procedojmë ligjin për tatimin në pronë në Kushtetuese

August 22, 2023
1 minut lexim

“Ne si bord e shqyrtuam mundësinë që ndoshta të fillojmë procedurat që ligji i amandamentuar për tatimin në pronë të procedohet në Kushtetuese”, ka thënë drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi pasi sipas tij niveli qendror po tenton të ndërhyjë në autonominë financiare të komunave.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi pas anëtarësimit të komunës së Mitrovicës së Veriut në AKK ka thënë se edhe komunat e tjera janë të mirëseardhura.

Ibrahimi në RTV Dukagjini ka thënë se të gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale.

“Gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së kuvendit të Asociacionit sot nuk ka qenë e vetmja temë për anëtarësimin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ibrahimi ka thënë se temë ka qenë edhe tatimi në pronë, ku siç ka theksuar ai, ligjin amandamentues për të ka shumë gjasa që ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo, sipas tij, pasi niveli qendror përmes këtij ligji për tatimin në pronë po tenton të ndërhyjë në autonominë financiare.

“Ne si bord e shqyrtuam mundësinë që ndoshta të fillojmë procedurat që ligji i amandamentuar për tatimin në pronë të procedohet në Kushtetuese”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në këtë asociacion gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të këtij entiteti më 22 gusht.

“Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Veriut e cila marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Pas anëtarësimit, sipas njoftimit të AKK-së, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u shpreh i lumtur me votimin unanim dhe tha se do të japë kontribut për adresimin e sfidave të qeverisjes lokale.

MARKETING

RENT A CAR

kosova e dusseldorfit pergatitet per sfiden me gsg duisburgun 64e4f8b0c0892
Story i mëparshëm

Kosova e Dusseldorfit përgatitet për sfidën me GSG Duisburgun

qeveria do ti ndihmoje pensionistet me te ardhura te uleta 64e4fb807470a
Story i radhës

Qeveria do t’i ndihmojë pensionistët me të ardhura të ulëta

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë