ibrahimi pak bdi pak qeveri ollmaz doktor 6809f7f8ed94a

Ibrahimi: Pak BDI, pak qeveri, ollmaz Doktor!

April 24, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi i ka reaguar kreut të Ash-së Arben Taravari duke thënë se edhe me BDI-në edhe në Qeveri nuk mundet.
“Pak BDI, pak qeveri, ollmaz Doktor!
Mund të thuash “po shkojmë me lista të ndara, sepse kështu maksimalizohet vota”,
Mund të thuash se “do të shkojmë në zgjedhje vetë”,
Mund të thuash se “jemi të hapur për bashkëpunim edhe me VLEN-in edhe me partitë e tjera”,
Mund të thuash se “këtë e bëj për popullin dhe në emër të popullit”,
Mund të thuash se “me Ali Ahmetin kam biseduar në telefon vetëm 40 minuta për, fjala bie, Mesharin e Gjon Buzukut të MarLin Barletit”,
Mund të thuash se “më erdhi keq se Ali Ahmeti ishte i shqetësuar për tema si ‘Soravia’ dhe lista e zezë Nongrata’”,
Mund të thuash se “do të takohem me Ali Ahmetin për të biseduar se a ishin shqiptarët më të degraduar më 2012 kur gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë apo sot kur kufiri Kosovë-RMV është bërë i pavërejtshëm”,
Dhe, mund t’i thuash vetes se “njerëzit po më besojnë”,

Ama, në krejt këto fjali vetëm një lexim është i saktë – “e bëra këtë jo se nuk e desha e VLEN-in, porse këtë ma kërkoi Ali Ahmeti dhe BDI-ja”, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

ibrahimi porosi taravarit pak bdi pak qeveri ollmaz doktor 6809f7f7f29f1
Story i mëparshëm

Ibrahimi porosi Taravarit: Pak BDI, pak qeveri, ollmaz Doktor!

trencevska realizimi i investimeve kapitale te obrm pdukm se ne nivel lokal eshte 3 per qind 6809f7ff792b1
Story i radhës

Trençevska: Realizimi i investimeve kapitale të OBRM-PDUKM-së në nivel lokal është 3 për qind

Të fundit nga

ShkoLartë