Sekretari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, i ftuar sonte në emisionin Click Pkus në TV21, duke folur për situatën opozitare në vend, foli edhe për Grupin e zjarrit. Ai tha se Grupi i zjarrit ende nuk është definuar politikisht dhe në këtë pikë ku ndodhen është e vështirë të flitet për një bashkëpunim të përbashkët opozitar. Ibraimi tha se shkëputja e Grupit të zjarrit do të ishte e mirëseardhur, sepse në këtë mënyrë do të formohej një front opozitar që do të çonte BDI-në në opozitë.
“Për Grupin e Zjarrit vlen një konstatim i përgjithshëm ku akoma nuk dihet identiteti i tyre politik. Ata e llogarisin veten fraksion brenda BDI-së, deri sa janë kështu, nuk e di si mund të zhvillohen negociata për koalicion opozitar. Në kohën kur ata do ta definojnë veten, se do të shkëputen apo do të formojnë parti tjetër, atëherë mund të flasim për bashkëpunim. Kemi komunikuar me ta, ata vazhdojnë ta bëjnë betejën akoma aty, brenda partisë. Derisa ata akoma e bëjnë betejën brenda tyre, nuk mund të ketë bashkëpunim.”- tha Ibrahimi.
Burimi: TV21