Ibrahimi nga Tetova: Llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi, identiteti ynë politik

December 1, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se sot ata kaën qëndruar në Tetovë, ku jaën takaur me strukturat partiake.
“Sot, në Tetovë, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, u takuam me strukturat dhe aktivin e partisë, ku bashkëbiseduam për situatën aktuale politike.
Theks të veçantë i dhamë të arriturave në qeverisje si Alternativë në kuadër të koalicionit VLEN, sfidave dhe problemeve me të cilat jemi përballur, që kanë ardhur si pasojë e pushtetit të kaluar, si dhe vendosmërinë tonë për të punuar me përkushtim për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi po shndërrohen në identitetin tonë politik, duke ngritur ndërgjegjen në skenën politike shqiptare. Strukturat dhe aktivi i partisë duhet të vizitohen, të merren sugjerimet dhe kritikat e tyre, sepse vetëm kështu mund të arrijmë prosperitet dhe sukses!
Njëzëri konstatuam se rruga drejt BE-së është prioritet dhe synimi kryesor i kësaj qeverie, duke filluar kështu një faqe të re, ku do të udhëheqin politikanë të drejtë dhe pa hipoteka!, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Laura Pausini vjen me një dhuratë për fansat në 30-vjetorin e karrierës

Story i radhës

Sulejmani: Ndryshimet kushtetuese të patjetërsueshme

Të fundit nga

ShkoLartë