sulejmani ndryshimet kushtetuese te patjetersueshme 674cc9342b2a8

Sulejmani: Ndryshimet kushtetuese të patjetërsueshme

December 1, 2024
1 minut lexim

Shkup, 1 dhjetor – Duhet të hapen debate për zhvillimin e mendimit kritik në aspekt të konceptit të integrimeve evropiane, thekson për TVM2 profesori universitar Rizvan Sulejmani. Ai nënvizon se, përveç analizimit të përfitimeve është po aq e rëndësishme të shqyrtohen edhe detyrimet që ky proces imponon, ndërsa në këtë drejtim, ndërsa një prej problemeve kryesore në Maqedoninë e Veriut është klima politike e krijuar nga rrethana objektive dhe subjektive, ku çështjet identitare kanë marrë përparësi ndaj temave themelore të funksionimit të shtetit.

“Nëse ne duhet të fillojmë, ne duhet patjetër ti bëjmë ndryshimet kushtetuese. Në mënyrë demonstrative ajo nënkupton që nëse ne duam ti hipim në trenin që na çon drejt Brukselit duhet ta marri tiketën. Ajo tiketë është ndryshimet kushtetuese dhe në ecje e sipër neve do të paketohemi, do të akomodohemi, mirëpo kohë pas kohe, nja 33 herë do të ndalemi dhe të shohim nëse jemi paketu si duhet ose nuk jemi paketu, dhe bile me mundësinë dhe kriteret e reja tash na kthejnë pas, në stacionin paraprak nëse ne nuk I kemi kryer detyrat.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Rizvan Sulejmani.

Sulejmani: VMRO-DPMNE i ka shpresat te e djathta evropiane

Sulejmani po ashtu nënvizon se VMRO-DPMNE si pjesë e klubit të partive politike konservatore të qendrës së djathtë në Evropë, shpreson të gjejë një kartë mbështetëse për premtimet e saja.

“Ata mendoj se do të gjejnë brenda familjes së vet ideologjike vëllazërore, do të gjejnë një model me të cilën ti krijohet hapësirë për VMRO-së mbi të gjitha, ti jepet një kartë, me të cilën do të lajë fytyrën para premtimeve të dhëna në opinionin publik, dhe në të njejtën kohë të fillojë procesi i integrimit, por jo se do të mbarojë.”, tha Sulejmani për TVM2.

Shton se pavarësisht deklaratave të shumta politkanët mbeten të vetëdijshëm se si qeverisë stabile në Bullgari apo vendosjen e figurave politike në pozicionet e tyre atëherë ata kalkulojnë me deklarimet e tyre duke pritur dhe duke blerë kohë që të shihet se si do të zhvillohet situata më tej.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

ibrahimi nga tetova llogaridhenia transparenca dhe perkushtimi identiteti yne politik 674cc8828e293
Story i mëparshëm

Ibrahimi nga Tetova: Llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi, identiteti ynë politik

d2abitaku i drejtohet kurtit nese nuk mund ta mbeshtesni thad2abin lejeni rehat 674cd7b2d5261
Story i radhës

Ҫitaku i drejtohet Kurtit: Nëse nuk mund ta mbështesni Thaҫin, lejeni rehat

Të fundit nga

ShkoLartë