IMG 20261104 WA0011 1 scaled

“Ibe Palikuqi” hap dyert për të rinjtë në Shkup, kërkon valltarë të rinj për të mbajtur gjallë traditën shqiptare!

November 4, 2026
1 minut lexim

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” në Shkup ka hapur konkurs për pranimin e anëtarëve të rinj në grupin e vallëzimit popullor, duke ftuar të rinjtë që kanë interesim për vallet shqiptare t’i bashkohen këtij kolektivi artistik.

Përmes kësaj thirrjeje, ansambli synon të afrojë gjeneratat e reja me traditën, kulturën dhe trashëgiminë folklorike shqiptare, duke krijuar mundësi që ato të bëhen pjesë e aktiviteteve dhe paraqitjeve skenike.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten çdo të shtunë dhe të diel, nga ora 12:00, në lokalet e Ansamblit “Ibe Palikuqi”, që ndodhen afër stadiumit të Çairit në Shkup.

Për informacione shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 071 333 318

“Eja ti sot, që tradita jonë të jetojë nesër!”, është mesazhi i ansamblit drejtuar të rinjve që dëshirojnë të bëhen pjesë e ruajtjes dhe promovimit të traditës shqiptare.

IMG 20261104 WA0011

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anjeza gubetini e njoh burrin tim frikesohet vetem kur me sheh prane djemve 6aeb054f7bf2e
Lajmi i mëparshëm

Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve

Të fundit nga

ShkoLartë