ia perplasi koken disa here ne toke detaje tronditese nga vrasja e gruas nga burri i saj ne prizren 6a90405900cc5

“Ia përplasi kokën disa herë në tokë”, detaje tronditëse nga vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

August 27, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje tronditëse lidhur me rastin e vrasjes së një gruaje, për të cilin dyshohet bashkëshorti i saj 81-vjeçar, Bardhi Dushi.

Sipas raportimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur  dje rreth orës 00:05, në shtëpinë e çiftit në Prizren.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit thuhet se i dyshuari, pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka goditur e përplasur disa herë kokën në tokë.

Siç raporton Prokuroria, gruaja ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit dhe, si pasojë e tyre, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, pas ngjarjes i dyshuari dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët, ndërsa më pas ka njoftuar familjarët për rastin.

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e 30 ditëve paraburgim ndaj të dyshuarit, i cili ndodhet në ndalim prej 48 orësh.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrijne helikopteret per shuarjen e zjarrit ne tetove video 6a9029d00c1aa
Lajmi i mëparshëm

Arrijnë helikopterët për shuarjen e zjarrit në Tetovë (VIDEO)

tragjike ne farke perplasi aksidentalisht vajzen nderron jete 1 vjecarja arrestohet i riu 6a9040d35ec70
Lajmi i radhës

Tragjike në Farkë/ Përplasi aksidentalisht vajzën, ndërron jetë 1-vjeçarja. Arrestohet i riu

Të fundit nga

ShkoLartë