“Ia lashë amanet fëmijët ish-bashkëshortit”/ Adriana Matoshi rrëfen momentin e vështirë që iu desh të kalonte kur zbuloi se i ishte rikthyer tumori në tru

min lexim

Deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi u përball disa muaj më parë me një betejë të vështirë në jetën e saj. Pas 9 vitesh, aktores iu rikthye tumori në tru dhe iu nënshtrua një operacioni që për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.

E ftuar në një intervistë në “ATV”, Adriana ka rrëfyer momentin më të vështirë që kaloi kur zbuloi se i ishte rikthyer tumori në tru. Ajo tregoi se në fillim iu desh t’i tregonte të ëmës së saj, fëmijëve dhe më pas ish-bashkëshortit të cilit i la amanet fëmijët e tyre.

Sipas deputetes bashkëbisedimi me fëmijët, qëndrimi i fortë para tyre dhe përzgjedhja e duhur e fjalëve ishte momenti më i vështirë që ajo përjetoi.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur më është dashuri t’i tregoj mamit tim edhe fëmijëve të mëdhenj. Gjithashtu edhe ish-bashkëshortit tim, pasi kam menduar se ku do ti lë fëmijët, çfarë do i presi ata nëse unë nuk do të kthehem. Kam folur me kujdestarët e fëmijëve. Jam munduar të flas me fëmijët e mëdhenj duke i thënë se çfarëdolloj gjëje që do të ndodh nuk duhet të dorëzohen sepse jeta vazhdon dhe duhet të jemi të fortë për dy të vegjlit.

Ai ishte momenti më i vështirë që unë kam pasur sepse sado ti je e fortë, sidomos kur je para fëmijës tënd duhet ti zgjedhësh fjalët më të mira për të kaluar një ndjenjë të madhe shpirtërore.Më kujtohet edhe fytyrat e mamit dhe fëmijëve duke i ruajtur lotët për të mos qarë para meje”– rrëfeu ajo.

Kujtojmë se lajmin Matoshi e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ku mori dhe një përkrahje të madhe nga publiku dhe personazhe të njohur.

Së fundmi ajo i ka dhënë fund dhe lidhjes së shumë përfolur dhe disa vjeçare me futbollistin 19 vite më të ri Keith Groeneveld.  Ajo zbuloi arsyen e vërtetë të ndarjes. Sipas Adrianës ndryshe nga ajo, Keith kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.

“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”– deklaroi Adriana.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova shënon fitore bindëse ndaj Andorrës

Story i radhës

Eksporti i gazit natyror kërcënon bregun e gjirit amerikan

Të fundit nga