Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë kriminale të komunizmit në këtë periudhë kohore postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare nga enveristët. Enveri ka vdekur, por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të traumatizuar nga diktatura 45 vjeçare ku nuk u dënua nga drejtësia.
Dje u mbushën 39 vite nga vdekja tragjike e luftëtares, patriotes, krijueses së Partisë Social Demokrate shqiptare, shkrimtares së shquar Musine Kokalari, në Rreshen –Mirditë. Bijë e një familje fisnike, antifashiste dhe antikomuniste. Të gjithë shqiptarët e përndjekur politikë dhe antikomunistë, por shqiptarët e ideologjizuar nderonin këtë shqiptare të madhe nxënëse e Sami Frshërit, mbaruar fakultetin e letërsisë Moderne në Universitetin “La Sapinza” në Romë.
Dje nderuam aktivitetin e saj kombëtar e patriotik, studimet e shkrimet e saja me përmasa botërore, vrasjen tragjike të dy vëllezërve të sajë Muntaz e Vesim Kokalari nga diktatori Enver Hoxha, në masakrën e nëntorit të 44 kujtuam gjyqin e saj në 1946 ku ajo shfaqi gjithë guximin e saj, duke deklaruar në sallën e gjyqit: “Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim dhe pse nuk jam komuniste. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse nuk kam bërë asnjë faj. “Ju më dënoni mua se jam nxënëse e Sami Frashërit. “Dhe agjencia telegrafike shqiptare ka ilustruar në një mënyrë shumë fisnike foton e saj gjatë procesit gjyqësor. Mbasi përballoi me stoicizëm torturat çnjerëzore të xhelatëve komunistë, dhe mbasi kreu 16 vite burg politikë, ajo u internua në Rrëshen – Mirditë ku punonte në ndërtim si punëtore llaçi, deri kur vdiq në mënyrën më tragjike. Në vitin 1980 e dërmuar nga vuajtjet dhe e rraskapitur nga punët e rënda u sëmurë nga kanceri, u la pa mjekuar dhe vdiq e vetmuar në Rrëshen, ku e varrosën varrmihësit. Mbas ardhjes së pluralizmit, ajo është nderuar dhe i janë botuar studimet e saja “Siç më thotë nëna plakë”, 1941, “Rreth vatrës” 1944, “Sa u tund jeta” 1944.
Departamenti i Shtetit Amerikan për të nderuar veprimtarinë e Musine Kokalarit ka emërtuar një medalje me emrin e sajë, dhe nderon personalitetet e ndryshme shqiptare që sakrifikojnë për shoqërinë dhe demokracinë. Kështu para disa vitesh është nderuar me medaljen “Musine Kokalari ish zëvendës ministrja e punës sociale Bardhyla Konspiri, kur ishte ministër Erion Velia.
Shqiptarët ndodhen përpara fenomenit më të rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë. Ata përballen me mosdënimin e ideologjisë kriminale të diktaturës. Sot mazhoranca aktuale po rikthen dhe po trysnon me pushtetin politik qeverisës simbolet e diktaturës komuniste.
Mbas 31 vitesh ne përballemi me një mazhorancë me moshë të re, por me mentalitet komunist dhe këmbëngulës për të rehabilituar diktatorin dhe simbolet e atij regjimi shfarosës që vrau dhe torturoi shqiptarë të pafajshëm.
Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidencës Musine Kokalari komanduesi i Bashkisë së Tiranës nderoi enveristin famëkeq, ish bashkëpunëtorin e diktatorit Enver Hoxha Sevo Tarifen me medaljen e Mirënjohjes, një akt sa i turpshëm dhe aspak ligjor për një sistem demokratik.
Shoku Veliaj! Të shërbesh në një sistem demokratik që e ka dënuar me ligj regjimin diktatorial të Enver Hoxhës si sistemi më i egër e më vrastarë, një sistem stalinist, që ka vrarë dhe ka zhdukur kufomat e mbi 6000 shqiptarëve që nga fëmijët e deri tek pleqtë 85 vjeçar, që sot nuk kanë një varr, dhe në emër të pushtetit vendor të fyesh Musine Kokalarin në përvjetorin e vdekjes tragjike të saj, e qindra mijëra familje shqiptare që përballuan atë gjenocid shtetërorë diktatorial, që sot nuk kanë një varr në token e tyre, duke nderuar enveristin Tarifa, ky është veprim sa i papërgjegjshëm aq dhe antikombëtar. Në çdo vend që ka kaluar regjimi diktatorial bashkëpunëtorët e diktatorit i mbyllin vitet e pleqërisë në burgje, dhe jo të nderohen.
Enveristi i diktataturës Sevo Tarifaj dhe enveristi i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
I kujtojmë monstrave të enverizmit të tipit Sevo Tarifa dhe enveristit të Bashkisë Tiranë me një medalje që jep ky, falë mbështetjes së politikbërjes për bashkëpunëtorët e diktatorit, nuk mund ta paraqitni si një qytetar të devotshëm ata që kanë marrë pjesë në krimet e diktaturës. Ne të përndjekurit politik shqiptare nuk i harrojmë krimet dhe humbjet e jetëve të familjeve tona, dhe shprehim indinjatën tonë njerëzore ndaj monstrave enveriste që prishin ekuilibrat e shoqërisë postkomuniste që po ndërtojmë me sakrifica demokracinë e brishtë shqiptare. I bëjmë me dije këtyre tarifajve dhe veliajve se sa të rrojnë krimet makabre të Enver Hoxhes nuk mund t’i fshini me një dekoratë. Është turp kombëtar që partitë politike si opozita dhe pozita janë në një linjë për mosdënimin e enverizmit, kësaj ideologjie shfarosëse vrastare për kombin shqiptar. Heshtja e opozitës për dekorimin e enveristit Sevo Tarifaj është akt i turpshëm. Helmatisja e brezit të ri me ideologjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin, përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar. Por, në fillim, ama, le të dimë se cilët jemi… Kjo nevojë ka qenë për të gjitha vendet në ish-diktaturë, që në një mënyrë a në një tjetër kanë gjetur rrugëzgjidhje për të pranuar të vërteta, duke na lënë të kuptojmë se harresa për atë kohë është thjesht një iluzion. Do të kujtoj gjithnjë dhe kudo ata që persekutuan dhe ishin fytyra e regjimit komunist. Nuk do t’i harroj kurrë, dhe kështu duhet të bëjë shoqëria, në mënyrë që të kemi një ndërgjegje morale e të ndërtojmë një shoqëri pa konflikte, por të dashur e paqësore..
“Këmbanat bien për të gjithë… diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë”.
Musine Kokalari në sallën e gjyqit komunistë