ia kishte rritur volumin kenges ukrainase policia ruse ndale shoferin e vetures ne moske 63e28d4e152ba

Ia kishte rritur volumin këngës ukrainase, policia ruse ndalë shoferin e veturës në Moskë

February 7, 2023
1 minut lexim

Një qytetar në Moskë të Rusisë është ndalur nga patrulla e policisë, pasi që brenda veturës kishte rritur volumin e zërit derisa po dëgjonte këngëtaren ukrainase Verka Serduchka duke kënduar hitin e saj Vse Bydet Horosho, që në gjuhën shqipe do të thotë “gjithçka do të jetë mirë”.

Ata fillimisht rrethuan veturën e tij dhe më pas i kërkuan ta fikë radion – ndërsa mediat e atjeshme raportojnë se është dënuar me 45 mijë rubla.

Sipas autoriteteve të sigurisë, me këtë veprim ai kishte “diskredituar ushtrinë ruse”, pasi kishte rritur volumin e zërit derisa dëgjohej duke kënduar një këngëtare ukrainase.

Kjo nuk është hera e parë që në Rusi dënohen apo burgosen qytetarët, vetëm pse mendojnë ndryshe dhe nuk janë në një linjë me politikat e Kremlinit.

Shumë raste të ngjashme janë filmuar me kamera amatore, e më i fundit ishte i një çifti rus që në Moskë u arrestuan brenda restoranti pasi diskutonin për luftën në Ukrainë.

Ata ishin kundër luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë dhe vazhdimisht mbështesnin ukrainasit në kauzën e tyre – pra mbrojtjen e territorit të tyre. 

 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

video taravari paralajmeron se sot ose neser do te finalizohet marreveshja 63e28be21531e
Story i mëparshëm

(VIDEO) Taravari paralajmëron se sot ose nesër do të finalizohet marrëveshja

sulm i radhes me dezinformata ndaj bujar osmanit ja prej ku vjen propaganda video 63e29099e2e23
Story i radhës

Sulm i radhës me dezinformata ndaj Bujar Osmanit, ja prej ku vjen propaganda! (VIDEO)

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë