I tredhuri tund bol*t, shan, kërcënon, jep edhe ultimatum… kjo është kronika e një tjetër krimi të paralajmëruar

January 26, 2022
min lexim

As mos u trondisni e as mos u skandalizoni. Mos bëni as si të fyer prej fjalorit të rrugës e kërcënimit sy ndër sy.

Erion Veliaj mblodhi trajnerë e mësues dhe u tundi bol*t. Po, po! Tamam si një rrugaç, një halabak rruge,  kryetari i bashkisë së kryeqytetit, kërcënoi me të gjitha mjetet që pushteti i ka dhënë, një tufë burrash që nuk bënë as gëk, as mëk.

Për të qeshur, do të mendonte dikush. Të të tregojë koq*t një i tredhur, është për të qeshur e për të qarë. Ndoshta! Por në rastin e Erion Veliajt është shumë më tepër se kaq! Është shumë më keq se kaq!

Erion Veliaj mblodhi asamblenë e vet. E trajtoi si të vetën, as pyeti, as mori mendim. Shau e mallkoi dhe në fund të ditës shkoi në gjykatë.

Me gjuhën e një halabaku dhe sigurinë e një mafiozi, kryetari i Bashkisë së Tiranës e tha hapur: do shtrijë tentakulat e veta të krimit edhe në Federatën e Futbollit. E vetmja kala e mbetur në këmbë, pavarësisht mëkateve të një lloji tjetër që rrethojnë muret e saj.

Prandaj mos u çudisni,  por ngrihuni në këmbë sepse kjo është kambana e radhës.

Erion Veliaj nuk çuditi dje, ai ashtu është, arrogant, i paskrupullt, kriminel, një vrasës gjakftohtë që bën gjithçka.

Nuk ka ndodhur asnjë çudi. Nuk është se u ngrys një djalë i mirë e krejt papritur u gdhi një monstër. 

Jo ore jo!

Është i njëjti gjakatar i 5 Majit, ai i Astirit,  i Teatrit Kombëtar, i njëjti kryemafioz i mafies së ndërtimit,  parave të pista të drogës, ndërmjetës i kriminelëve që e kanë shndërruar Shqipërinë në arenën e krimit dhe mosndëshkimit.

Është i njëjti njeri që ua ka bërë jetën të pajetueshme në këtë qytet, që ka shkatërruar çdo gjë të mirë të tij, çdo gjurmë historie e kulture dhe që në fund të çdo dite qesh i ulur mbi kufomat e veta.

Mos u çudisni nga gjuha dhe dhuna e Erion Veliajt në një regjistrim të radhës sepse ska asgjë për tu çuditur. Ai ashtu është.

Erionin e ka tredhur krimi dhe ky krim ia tund sa herë do, koq*t që ia ka shkulur me kohë. Ama kur del nga bota e nëndheshme në dritë, kryetari bëhet edhe trim, edhe kërcënon, madje edhe shan me hallatet që për vete i mungojnë. Sepse të tillë shërbëtor zgjedh krimi për të vënë në pushtet që ti përdorë më pas siç do vetë.

Mos u çudisni me gjuhën e Erion Veliajt, por dëgjoni alarmin e kambanës që ka kohë që bie. Thjeshtë do veshë për tu dëgjuar. Është instaluar një sistem totalitar në këtë vend dhe me Erionin ai po betonizohet për të zgjatur shumë në kohë.

Duhet të zgjohemi sa nuk është vonë./Pamfleti

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​FHK shpall më të mirët e vitit 2021

Story i radhës

Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport

Të fundit nga

ShkoLartë