Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenprot dhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate ndërkombëtare, me të cilët ka biseduar për aktualitetin në komunë si dhe për projektet e prioritetet që rrisin transparencën dhe përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të këtushëm.

‘Sot kisha kënaqësinë të takoj shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, të shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të organizatës, me të cilët biseduam për gjendjen në të cilën ndodhet komuna e Gjilanit si dhe projektet e rëndësishme që sjellin benefite për qytetarët e komunës sonë’, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai e ka njoftuar ambasadorin me programin qeverisës, i cili përfshinë projekte nga të gjitha fushat, si në arsim, shëndetësi, ekonomi, kulturë, rini e sport.

“Temë diskutimi ishte edhe vizioni e disa nga prioritetet tona për komunën, siç janë ndërtimi i institucioneve të reja dhe demokratike, siguria e qytetarëve, barazia gjinore, të drejtat e pakicave dhe integrimi i tyre në jetën shoqërore dhe institucionale të komunës”, ka thënë Hyseni, duke e falënderuar ambasadorin për mbështetjen.

Kryetari Hyseni dhe ambasadori Davenprot janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara, si rritja e transparencës, komunikimit dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I tredhuri tund bol*t, shan, kërcënon, jep edhe ultimatum… kjo është kronika e një tjetër krimi të paralajmëruar

Story i radhës

Gjysmëvjetori i dytë në Maqedoni fillon më 1 shkurt me przencë fizike

Të fundit nga