Një grua 60-vjeçare është lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, në banesën e saj në Maliq.
Mësohet se F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore.
60-vjeçarja i ka marrë djegiet si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e saj.
Sipas policisë, ajo ndodhet aktualisht duke marrë trajtim në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.