I shkëpusin energjinë elektrike dhe shkon në banesën e fqinjit për t’u ngrohur, 67-vjeçari vdes nga asfiksia

January 27, 2022
1 minut lexim

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Korçë ku një person humbi jetën nga asfiksia.

Mësohet se Edmond Ramollari 67 vjeçari që humbi jetën kishte shkuar në banesën e fqinjit për tu ngrohur pasi i kishin shkëputur energjinë elektrike.

67-vjeçari baba i 4 fëmijëve jetonte prej vitesh i vetëm në lagjen 7 të qytetit juglindor pasi të katër fëmijët e tij ndodhen në Greqi ku dhe jetojnë e punojnë. Burime të siguruara thanë se 67 vjeçari në këto ditë të ftohta nuk ka pasur energji elektrike në shtëpinë e tij ndaj dhe për tu ngrohur ka hyrë në rrethana të pa qarta në banesën e fqinjit vetëm pak metra larg banesës së tij pasi fqinji jetonte në Tiranë.

Të njëjtat burime thanë se 67 vjeçari kishtë ndezur një paisje elektrik për tu ngrohur, por duket nga pakujdesia i kanë marrë flakë mbulesat pasi paisja elektrike ishte shumë pranë divanit ku ishte shtrirë për të fjetur. Nga tymi dhe flaka ka gjetur vdekjen i asfiksuar. Policia po heton për shkaqet e kesaj ngjarje.

Juli Sinanaj fqinj me 67 vjecarin tregon se ka hyrë brenda në banesë për të shpetuar, por ka qenë e pamundur pasi kishte gjetur vdekjen./

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edi Rama: E pres me kënaqësi UEFA-n dhe FIFA-n, Veliaj foli si mes çunave të kalçetos

Story i radhës

Vdiq profesori Masar Shporta

Të fundit nga

ShkoLartë