Edi Rama: E pres me kënaqësi UEFA-n dhe FIFA-n, Veliaj foli si mes çunave të kalçetos

Edi Rama ka reaguar për herë të parë rreth betejës që po zhvillohet mes Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës. Kryeministri është i ftuar në emisionin “Open” teksa është shprehur qartë se nuk është i përfshirë në këtë çështje duke ia deleguar gjithë nismën Veliajt.

“Nuk është fare tema jonë si qeveri. Unë thjesht kam bërë një bisedë me kryetarin e Bashkisë pasi doli një përgjim që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha përgjimet janë në kontekste, të dala në konteksti prodhojnë diçka tjetër. Dhe po të na kishin regjistruar tani cfarë folëm e të na fusnin live, ishte toni tjetër.

Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAKu nuk ka lidhje me këtë.

Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret.

Veliajn e mora dhe më tha që i qëndroj asaj që ka thënë, pasi ka qenë bisedë mes çunave të kalçetos. Federata ka statutin e vetë, bashkia është aksionare e klubit Tirana, ka ankesa të mëdha dhe thotë që ka prova për farsën e zgjedhjeve.

Është beteja e tyre. Sigurisht që do i pres me shumë kënaqësi pjesëtarët e UEFA-s dhe FIFA-s, i kam miq ata”, tha Edi Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrushja debaton me Efin dhe shkak u bë një foto me Mevlanin

Story i radhës

I shkëpusin energjinë elektrike dhe shkon në banesën e fqinjit për t’u ngrohur, 67-vjeçari vdes nga asfiksia

Të fundit nga