i riu propozon kuvend kombetar te aktivisteve te bashkohemi pa partite politike 6a29a410c5c7f

I riu propozon Kuvend Kombëtar të aktivistëve: Të bashkohemi, pa partitë politike!

June 10, 2026
1 minut lexim

Një aktivist nga Dukati ka propozuar krijimin e një Kuvendi Kombëtar të aktivistëve gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke kërkuar bashkimin e të gjitha grupeve qytetare në një forum të përbashkët, jashtë ndikimit të partive politike.

Duke folur para mijëra protestuesve të mbledhur në Tiranë, ai theksoi nevojën për ruajtjen e unitetit të lëvizjes dhe shmangien e përçarjeve që, sipas tij, mund të dobësojnë kauzën qytetare.

“Më bëhet zemra mal kur ju shoh kaq të shumtë dhe të bashkuar. Kemi pasur shumë debate edhe si aktivistë. Për të shpëtuar protestën duhet të kemi një forum, të mblidhen të gjithë grupet e aktivistëve. Nuk mund ta lejojmë protestën të na përçahet”, deklaroi ai.

Aktivisti propozoi ngritjen e një tryeze kombëtare ku të përfaqësohen të gjitha grupet e aktivistëve, me synimin për të vendosur rregulla komunikimi dhe koordinimi mes tyre.

Sipas tij, në këtë nismë nuk duhet të përfshihen partitë politike, qofshin ato të vjetra apo të reja, në mënyrë që protesta të ruajë karakterin e saj qytetar dhe të pavarur.

“Të mos e nënvlerësojmë këtë pikë. Të ngremë një Kuvend Kombëtar, së bashku, përveç partive politike apo atyre forcave që duken si të reja, por nuk janë siç duken. Ju lutem të gjithëve të mos e ndalojmë protestën, ejani bashkohuni të gjithë, të bashkuar deri në fitore për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh ai.

Fjala e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga protestuesit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vazhdim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keta jane 5 me te votuarit ne partite kryesore deri tani 6a29a3962e42f
Lajmi i mëparshëm

Këta janë 5 më të votuarit në partitë kryesore deri tani

studimi blerja e nje shtepie ne spanje po behet gjithnje e me e paarritshme 6a29a479125ef
Lajmi i radhës

Studimi: Blerja e një shtëpie në Spanjë po bëhet gjithnjë e më e paarritshme

Të fundit nga

ShkoLartë