keta jane 5 me te votuarit ne partite kryesore deri tani 6a29a3962e42f

Këta janë 5 më të votuarit në partitë kryesore deri tani

June 10, 2026
1 minut lexim

Me 76% të vendvotimeve të procesuara, sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 10 qershor 2026 në ora 19:10, janë publikuar rezultatet për kandidatët më të votuar në partitë kryesore.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kryeson Albin Kurti me 180,118 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 141,522, Albulena Haxhiu me 82,155, Hekuran Murati me 71,281 dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 66,720 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari është Bedri Hamza me 90,488 vota, pasuar nga Përparim Gruda me 55,931, Arian Tahiri me 48,507, Uran Ismaili me 43,523 dhe Sala Jashari me 30,435 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, prin Vjosa Osmani Sadriu me 59,424 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 53,929, Doarsa Kica-Xhelili me 41,683, Hykmete Bajrami me 32,929 dhe Avdullah Hoti me 30,209 vota.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari është Ardian Gjini me 31,201 vota, Ramush Haradinaj me 28,109, Daut Haradinaj me 21,358, Besnik Tahiri me 18,440 dhe Bekë Berisha me 15,166 vota.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë procesuar 1,900 nga 2,498 vendvotime.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

WhatsApp Image 2026 06 10 at 7.24.46 PM 1
Lajmi i mëparshëm

Albana Barçi: Ndjenjat flasin më fort se fjalët

i riu propozon kuvend kombetar te aktivisteve te bashkohemi pa partite politike 6a29a410c5c7f
Lajmi i radhës

I riu propozon Kuvend Kombëtar të aktivistëve: Të bashkohemi, pa partitë politike!

Të fundit nga

ShkoLartë