I riu nga Prilepi ndërroi jetë pas aksidentit në rrugën Prilep-Manastir

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 21-vjeçar ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Prilep-Manastir, përcjell TV21. Nga MPB thonë se në aksident ishin të përfshirë 2 vetura dhe një kamion.

“Me datë 07.08.2024 në ora 15:48 në Stacionin Policor të Prilepit është raportuar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, në dalje nga Prilepi ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Volvo” me targa të Kavadarit, që drejtohej nga K.I. (58) nga Kavadari, dhe automjeti i pasagjerëve “Reno 5” me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.S.(21) nga Prilepi, si dhe automjeti i pasagjerëve “Reno Megane” me targa të Resnjës, i drejtuar nga G.I (39). Në vendin e ngjarjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë S.S., ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Mbi 1.300 raste të dhunës në familje u bartën për trajtim nga 2023-a

Story i radhës

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, temë e takimit Toshkovski-Yoder

Të fundit nga