I riu merr para me makinë policen e bashkisë, arrestohet

Policia e Kamzës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi përplasi me dashje një punonjese të Policisë Bashkiake.

Policia e ka kategorizuar këtë veprim si “goditje për shkak të detyrës” dhe i riu tashmë do të duhet të japë llogari para gjykatës për veprimin e kryer.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu është konstatuar duke ecur kundravajtje në rrugë nga policja e bashkisë, e cila i ka kërkuar që të ndalojë.

Por, ndryshe nga urdhri i marrë, ai i ka dhënë gaz makinës duke e marrë para policen, gjë që i ka shkaktuar dëmtime në trup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Don Xhoni përfshihet në sherr në Bruksel, publikohen pamjet kur e nxjerrin me forcë nga restoranti (VIDEO)

Story i radhës

Përpjekje në fronte të ndryshme diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Të fundit nga