Don Xhoni përfshihet në sherr në Bruksel, publikohen pamjet kur e nxjerrin me forcë nga restoranti (VIDEO)

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni është përfolur shumë së fundmi për shkak të konflikteve indirekte që ka patur me reper të tjerë të tregut muzikor.

Megjithatë, duket se së fundmi, konflikte të tjera e kanë përfshirë reperin edhe në jetën reale.

Së fundmi, ai është përfshirë në një sherr në një lokal në Bruksel. Në rrjetet sociale po qarkullon një video teksa Don Xhoni dukej shumë i revoltuar, teksa të gjithë të pranishmit po mundoheshin ta largonin nga salla për të ndaluar përplasjen.

Bëhet me dije se reperi nuk është përplasur fizikisht por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje e ofendime.

Megjithatë, nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe cilat motive e shkaktuan këtë gjë.

Deri më tani, ai ende nuk ka reaguar lidhur me këtë situatë.

Rikujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Majk i ka bërë ‘diss’ Don Xhonit në një nga ‘freestyle’-t e tij.

Ai ka përmendur faktin se Don Xhoni pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Banorët kërkojnë nga MMPHI të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues për “Kalabrinë”

Story i radhës

I riu merr para me makinë policen e bashkisë, arrestohet

Të fundit nga