Pas incidentit të djeshëm, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit zyrtarë të institucioneve të Greqisë dhe të gjitha ndryshimet i raportojnë rregullisht në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.
Sipas informacioneve të marra nga Konsullata e Përgjithshme në Selanik, e cila është në komunikim të rregullt me spitalin ku ndodhet i plagosuri nga incidenti i djeshëm në Halkidiki, i plagosuri ndodhet në gjendje stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rrjeti diplomatik-konsullor i Maqedonisë së Veriut në Greqi është aktiv dhe është në dispozicion për çdo nevojë të institucioneve tona.
Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në fushën e bashkëpunimit operativ menjëherë pas ngjarjes së djeshme, shërbimet e dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbejnë informacione për të mirë të hetimit dhe zbardhjes së rast.
Burimi: TV21