​“I pëlciti kurrizi”, rrëfimi se si garuesi nga Kosova humbi jetën pas kërcimit nga Ura e Monstarit

July 24, 2023
min lexim

Në Gjakovë të dielën u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, garë kjo tashmë tradicionale për këtë komunë që organizoi edicionin e 73-të të saj.

Adrenalina e madhe është ajo me të cilën karakterizohet kjo garë, por edhe rreziku i pjesëmarrjes në të është mjaftë i madh.

Në mesin e tre anëtarëve të jurisë që vlerësonin garuesit, ishte edhe ish-garuesi dhe kërcimtari nga Ura e Fshejtë, Sokol Haliti i cili ishte kampion i kësaj gare, por edhe nënkampion i kërcimeve nga Ura e Monstarit në Bosnjë e Hercegovinë.

Por, pikërisht nga ura e Monstarit, Hoti ka kujtime të hidhura pasi në vitin 1988 aty humbi jetën shoku i tij i ngushtë Besim Mulliqi pas kërcimit nga 30 metra lartësi.

Hoti: Mulliqi u flijua për Kosovën

Kam qenë kampion këtu nga Ura e Fshejtë dhe nga Ura e Monstarit nënkampion. Në vitin 1987 kamë kërcyer dhe në vitin 1988. Në 88-tën kemi pasur një fatkeqësi, shoku im i ngushtë Besim Mulliqi që u flijua për garë të Kosovës sepse ishim vetëm tre veta shqiptar, me kërcimin e tij fenomenal e theu kurrizin nga Ura e Monstarit dhe pas një jave vdiq. Aty më ka mbetur trauma prej vitit 1988 sepse ka qenë kampion dhe kërcimtar i mirë dhe i shkëlqyeshëm.”, tha Hoti.

Ai tregon për KosovaPress se deri tek ngjarja tragjike erdhi për shkak të lartësisë së madhe dhe shtypjes së lartë të ujit që i shkaktoi pëlcitjen e kurrizit Besim Mulliqit.

Hoti: Nga shtypja e ujit, Mulliqit i ka pëlcitur kurrizi

“Besimi 20 vjeçar ka qenë. Kjo ka mundur të më ndodh edhe mua, çdokujt mund t’i ndodhte sepse me të vërtetë është sport shumë i rrezikshëm, koncentrimi, por hyrja në ujë kur është bërë, lartësia e madhe 30 metra nga Ura e Monstarit, këtu në qafë nga shtypja e ujit i ka pëlcit kurrizi. Menjëherë nuk ka mundur t’i lëvizë as këmbët e as duart. Por çfarë më ka mbetur në mendje, kur e kanë nxjerrë nga uji në Monstar, zhytësit nuk e kanë nxjerrë siç duhet, aty e kanë lënduar edhe më shumë. Shumë goditje e thellë, e dhimbshme për ne dhe familjen e tij.”, theksoi Hoti.

Hoti shton se frika se diçka e tillë mund të ndodh edhe në kërcimet nga Ura e Fshejtë i përcjellë nga vitit në vit kur nisin përgatitet për organizimin e kësaj gare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministrat e brendshëm të Kosovës e Shqipërisë e vizitojnë sot pikën kufitare në Vërmicë

Story i radhës

Skuadrat kosovare mësojnë rivalët e mundshëm të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë