Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr. (34 fitore e 2 humbje në karrierë), ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë më 16 korrik të këtij viti. Ai do të përballet me 36-vjeçarin holandez Tyrone Spong. Një duel me 10 raunde, që do të zhvillohet në Meksikë.
Ruiz, që befasoi botën tri vite më parë kur mposhti Anthony Joshua, do të rikthehet në ring pas 14 muajsh mungesë.
Ajo që bën përshtypje është emri i rivalit, Tyrone Spong, i panjohur në ring edhe pse ka një rekord prej 14 fitoresh e asnjë humbje.
E çuditshme kjo përzgjedhje e Ruiz, që vendos të zgjedhë një rival që ka përvojë të mëparshme edhe në kickboxing apo MMA.
Gjithsesi, ai nuk duelon në ring që prej vitit 2019. Meksikani ka refuzuar emra më të njohur për rikthimin e tij në ring.