I moshuari në Pejë s’pajtohet me vendimin e Gjykatës, uzurpon pronën e fqinjit

August 16, 2023
1 minut lexim

Telashet pronësore vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. E në shumë raste personat e përfshirë, kërkojnë edhe ndihmën e organeve të rendit. Por jo gjithmonë, vendimi nga Gjykatat respektohet dhe pranohet nga qytetarët.

Kështu ka vepruar së fundi një person i moshuar në Pejë, i cili dyshohet se ka uzurpuar kundërligjshëm pronën e fqinjit të tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi 66-vjeçari ka rrethuar me shirit pronën për të cilin ishin në kontest gjyqësor.

I dyshuari ka deklaruar se nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës dhe ai do ta bëjë të tijën pronën në fjalë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i moshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zyrtare: Paredes rikthehet te Roma pas gjashtë viteve

Story i radhës

Sot në Tetovë protesta për zjarrin në Spitalin Modular

Të fundit nga

ShkoLartë