i merzitur per largimin e efit luizi shperthen ne lot 63df9095cd6be

I mërzitur për largimin e Efit – Luizi shpërthen në lot

February 5, 2023
1 minut lexim

Këngëtari Luiz Ejlli është padyshim një ndër personat më të komentuar që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

I konsideruar si një lojtarë i fortë brenda shtëpisë së famshme, ai krahas një historie dashurie që ka krijuar me moderatoren Kiara Tito, lidhi edhe një shoqëri me banoren tjetër, Efi Dhedhes.

Dyshja dolën hapur në përkrahje të njëri-tjetrit, megjithatë rrugëtimi i Efit u ndërpre mbrëmë pas një nominimi dhe që u zhvillua gjatë spektralit që solli eliminimin e saj.

Teksa u përqafu me të, Luizi i premtoi Efit që ‘do të marr hak’ për të, ndërkohë sot (e shtunë) ai është parë sërish i mërzitur për largimin e saj.

Këngëtari nisi ditën në oborrin e shtëpisë teksa pranë tij ndodhej edhe artistja e njohur, Valbona Mema.

Të dy diskutuan për largimin e Efit ndërsa në një moment edhe u përlotën teksa flisnin për të.

Ndryshe, kujtojmë që brenda shtëpisë së famshme aktualisht po vazhdojnë garën 11 banorë, teksa përflitet që në ditët në vazhdim do të ketë hyrje të reja. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

musliu per hulumtimin e reporting diversity konfirmon se mohimi i masakres se recakut vjen nga sherbimet serbe 63df8f9b53807
Story i mëparshëm

Musliu për hulumtimin e “Reporting Diversity”: Konfirmon se mohimi i Masakrës së Reçakut vjen nga shërbimet serbe

mundesi e arte per milanin 63df9098bc82b
Story i radhës

Mundësi e artë për Milanin

Të fundit nga

ShkoLartë