Mundësi e artë për Milanin

Renditja e Serisë A flet qartë, Milan-i po kalon një nga momentet më të vështira nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli dhe sezoni duke se, të paktën për sa i takon Serisë A, i kompromentuar.

Ja pse drejtuesit e klubit kanë filluar të programojnë lëvizjet e ardhshme në pritje të një sezoni që në ambientet kuqezi pritet të jetë ai i revanshit. Për ta bërë këtë, do të jetë vendimtare merkato e verës.

Vendime që ka shumë mundësi të bëjnë një revolucion të vërtetë brenda skuadrës në dispozicion të Pioli-t dhe hapi i parë që çon drejt kësaj rruge është zgjidhja e çështjes Leao.

Kontrata e portugezit skadon në qershorin e 2024-ës dhe negociatat për rinovimin, edhe pse janë zhvilluar rregullisht në muajt e fundit, nuk kanë sjellë asnjë rezultat pozitiv.

Kjo është arsyeja pse në mendjen e Maldini-t dhe Massara-s po merr formë ideja për ta shitur portugezin për të financuar pjesërisht atë që do të jetë merkato e blerjeve.

Janë të ndryshëm klubet që po e monotirojnë situatën: një nga këta është Manchester City, që ka financat e duhura për t’i bërë dhuratë vetes sulmuesin portugez në fund të sezonit aktual.

Sipas asaj që ëshkruan Fichajes.net, në fakt, Qytetarët do të kërkojnë të ndryshojnë shumë në fund të sezonit dhe një nga lojtarët që konsiderohet i tepërt mund t’i bëjë punë Milan-it.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Bernardo Silva, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Me një kontratë që i skadon në vitin 2025-së, portugezi do të ishte arma më shumë në dorën e Pep Guardiola për t’i marrë Leao-n Milan-it.

I vlerësuar rreth 60 milionë euro, Silva do të ishte përforcimi i duhur për repartin sulmues të kuqezinjve duke parë edhe rendimentin jo shumë të mirë të De Ketelaere.

Pavarësisht se cili do të jetë fati i lojtarit belg (shitja për të limituar dëmet nuk është e përjashtuar), Bernardo Silva do të ishte përforcimi i duhur për trajnerin. Pioli.

Oferta e Manchester City-t do të jetë 60 milionë euro plus kartonin e Bernardo Silva-s, për një kosto totale prej 120 milionë eurosh që do të plotësonte kërkesat e Milan-it. Situatë në zhvillimi: e ardhmja e Leao-s mund të jetë me të vërtetë në Manchester.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I mërzitur për largimin e Efit – Luizi shpërthen në lot

Story i radhës

Berisha vazhdon ta pres Gjermaninë

Të fundit nga