Pasiguria mbi pankinën e Paris Saint-Germain për sezonin 2022/23 duket se është plotësisht e zgjidhur.
Mauricio Pochettino dhe stafi i tij kanë arritur një marrëveshje me klubin dhe do të largohen nga “Parc des Princes”.
Sipas L’Equipe, trajneri argjentinas, i cili nuk kishte arritur një marrëveshje në lidhje me përfundimin e kontratës së tij me PSG-në, ka pranuar një pagesë prej 10 milionë eurosh si kompensim për vitin që i kishte mbetur në marrëveshjen e tij me PSG.
Si rrjedhojë, pankina e PSG -së tashmë është bosh… por jo për shumë kohë.
Christophe Galtier ka konfirmuar tashmë largimin e tij nga Nice dhe do të jetë personi i radhës që do të marrë postin që Pochettino ka lënë në Paris.
Trajneri argjentinas ka kaluar një sezon e gjysmë te PSG pasi mbërriti aty në janar të vitit 2021.