“I lumtur me merkaton e djemve”, Sylvinho: Kombëtarja është e hapur për të gjithë

min lexim

Pritjes po i vjen fundi.

Pas afro 24 orëve, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të nisin për të tretën herë, rrugëtimin e tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B, ku pozicionohen në grupin 1, së bashku me Republikën Çeke, Gjeorgjinë e Ukrainën.

Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtarët e parë të “Kuqezinjve” dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, nga ku tekniku Sylvinho foli edhe për lëvizjet e fundit të “Legjionarëve” gjatë merkatos së verës.

“Jam shumë i lumtur me merkaton e lojtarëve të Kombëtares. Është një periudhë e vështirë për ta, pasi nuk kanë patur shumë pushime, por jam shumë i lumtur me zhvillimet e fundit.

Puna e Kombëtares është shumë e vështirë. Kombëtarja është e hapur për të gjithë dhe lojtarët vijnë me shumë dëshirë të luajnë dhe të përfaqësojnë Kombin e tyre. Kemi bërë 4-5 ditë stërvitje deri tani dhe të gjithë janë në formë të shkëlqyer”,- u shpreh tekniku brazilian. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Komuna e Mitrovicës: Dita e diel do të jetë ditë pune sipas orarit të rregullt

Story i radhës

Naomi Campbell shfaq fizikun e saj prej supermodeleje në shfaqjen e Ralph Lauren

Të fundit nga