I kthehet me ofendime tifozëve kurbinas

February 20, 2022
1 minut lexim

Ndeshja e raundit të 21-të të Abissnet Superiore mes Laçit dhe Kukësit, e cila u fitua me rezultatin 3-0 nga kurbinasit është shoqëruar edhe më një sërë tensionesh.

Gjatë gjithë kohës trajneri i “verilindorëve”, Diego Longo si edhe lojtarë të kësaj skuadre janë ofenduar dhe sulmuar nga tifozeria vendase.

Ky episod ka degraduar më shumë në përfundim të takimit, gjë që ka sjellë edhe ndërhyrjen e security-s së stadiumit.

Longo është acaruar nga këto ndodhi dhe ndërsa ka dalë nga stadiumi iu është kthyer tifozëve “me të njëjtën monedhë”, pra duke i ofenduar mbrapsht.

Ndodhi të tilla kishte kohë që nuk ndodhnin në stadiumin e Laçit, megjithatë kjo sjellje e mbështetësve të tifozëve kurbinas mund të jetë nxitur nga deklaratat e teknikut italian në konferencën e dhënë për mediat në prag të ndeshjes.

Longo u shpreh se ndiheshin të stresuar për këtë takim, ndërsa i bëri thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit për ndihmë.

“Shpresoj që të jetë një ndeshje pa presione të jashtme nesër, uroj që Federata të na ndihmojë neve edhe Laçin, që të luhet futboll i drejtë.”-deklaroi një ditë më parë trajneri i Kukësit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski: Secili që nuk do të mbështesë marrëveshjen e keqe me Bullgarinë do të shpallet për anti-evropian

Story i radhës

Dua Lipa prish marrëdhëniet me kompaninë e saj të menaxhimit

Të fundit nga

ShkoLartë